KlubiBota Wiki
Advertisement

thumb|300px|right|Romanet Rom-eli

Nga Agim Bacelli

Çdo vit në 21 prill, Roma feston ditëlindjen e saj. Në këtë ditë në dyertë e Romës vërshojnë festuesit e gëzuar duke trokitur e duke thënë, “Gëzuar Ditëlinjen Romë e Lashtë dhe e Re!” Vëndet e shumta arkeologjike dhe muzetë janë të hapura për publikun. Rrugët janë të zbukuruara me lule të ndryshme plotë freski dhe shkëlqim, po ashtu, romakët e rinj në këtë ditë “ngjallin” heronjtë legjendarë të lashtësisë dhe ua sjellin vizitorëve në një proçesion madhështor ku fjalën e rastit e kanë romakë të sotëm dhe të djeshëm si bashkiakë, biznesmenë, parlamentarë, gladiatorë, senatorë dhe të tjerë romakë të Romës shumë shekullore që është një nga qytetet më të vjetra të botës.

Historia e Romës e ka zanafillën në vitin 753 para Krishtit. Gjithkush ka dëgjuar rreth një legjende të dy vëllezërve, Romelit dhe Remit, të cilët i shpëtuanë vdekjes për mrekulli në fillimet e tyre si banorët e parë romakë dhe kjo erdhi në sajë të kujdesjes së një ulkonje! Kjo duket si diçka e pabesueshme por legjenda (greko-romake)kështu thotë. Prova që vërteton Qytetin Romak u gjet vetëm pak kohë më parë, gjatë gërmimeve në zonën e Forumeve, të cilat janë mbajtur për 20 vjet rrjesht. Atje janë gjetur edhe mbetjet e pallatit të lashtë perandorak, i cili konsiderohet të jetë i ndërtuar rreth 750 vite para Krishtit.

Këtë vit, Roma festoi ditëlindjen e saj të 2762. Vetëm një ditë në vit, pikërisht ditën e Datëlindjes së Romës në 21 prill, hyrja në të gjitha ekspozitat dhe muzetë arkeologjike është e lirë, pa pagesë.

Fusha arkeologjike më e gjatë e Romës është në fushën e Fori Imperiali, pranë Kodrës me emrin Kapitol. Këtu ndodhen disa nga ish Forumet Perandorake të Famëshme, të cilat përdoreshin për tërë jetën tregëtare dhe politike dhe ku ka qënë qëndra e Perandorisë Romake. Forumet Perandorake janë ndërtuar nga perandori Trajan monumenti i të cilit është vendosur po aty pranë.

Pjesa më e lashtë i Forumit është Tempulli Saturn ku akoma sot shihen ende tetë Kolonat madhështore. Për shkak të faktit se tempulli qëndron në afërsi të zonës nën vëzhgimin e Kodrës Kapitoliane, tek ajo lehtë mund të shihet gjithëçka e në çdo hollësi. Tempulli tërheq spektatorë sepse ai është përdorur edhe për ruajtjen e thesarit të shtetit si dhe ka qënë vendi ku kanë drejtuar saturnalistët romakë, (saturnalistët ishin ata që nderonin Planetin Saturn). Afër Tempullit të Saturnit qëndron një tempull tjetër që quhet Tempulli i Marrëveshjes ku bëheshin marveshjet midis kundërshtarëve romakë. Po ashtu në këtë zonë është dhe Harku i Truimfit nën të cilin dikur ka kaluar me turp Mbreti Ilir Agroni, burri i Teutës së famëshme. Ky hark ishte ndërtuar në vitin 203 pas fitores mbi parthiansit. Legjenda e lashtë tregon se Romeli u varros nën këtë hark.

Për të kuptuar më mirë Lashtësinë e Romës, sot aty rreth e rrotull shiten broshura me të dhëna të hollësishme për gjithëçka ndodhte në atë kohë të lavdishme që nga themelimi i Romës.

Erdhja në fuqi e Republikës Romake ka ndodhur në 509 p.e.s dhe zgjati 500 vjet, gjatë së cilës kohë, Mbreti Julius (me origjinë ilire) ishte një nga sundimtarët e Perandorisë. Ndërsa Perandori August solli jashtë Republikës Romake Italinë e unifikuar dhe ja bashkëngjiti Romës. Me Romën u bashkuan shumë fise jo romake si ilirët, helenët, dakët, thrakasit, fise që kishin emigruar nga Evropa Qëndrore dhe Jug-Lindore në fushat pjellore të Italisë. Po ashtu u dyndën drejt Romës edhe fise barbare nga Veriu si gjermanët, etj. Të gjithë ata folën Gjuhën Latine dhe u quajtën me të njëjtin emër, romakë.

Por para se të vazhdojmë tregimin tonë le të themi dy fjalë se kush ishin ata banorë të parë që populluanë Romën. Nga kishin erdhur ata? Ishin trojanët me në krye Enean që më në fund prekën tokën e re. Ata shkelën(skela)tokën në vëndin ku është vendosur Roma e sotme,në bregun e lumit Tevere. Ndërsa Troja rrëzohej nën sulmin e tërbuar të helenëve, Enea kishte arritur të shpëtonte atin e tij Priamin dhe djalin e tij. Për fat të keq Priami kishte vdekur gjatë lundrimit të gjatë nën fatin e erërave detare. Eneas i mbeti vetëm djali i tij Asgani. Jeta dhe vepra e Eneas përshkruhet mjeshtërisht në poemen “Eneide”,e shkruajtur nga poeti i madh Virgilio. Deri këtu historia duket normale, pastaj vjen deformimi me përrallat dhe legjendat e krijuara nga grekët e Greqisë dhe grekët që më von pushtuanë Italine e Jugut.

Sipas tyre, emri i Romës erdhi nga banori i saj i parë Romeli dhe nga vëllai i tij Remi që u lindën në Romë. Paraardhësit e tyre (trojanët) kishin erdhur nëpërmjet Ilirisë dhe ishin vendosur në Albaluoga. Pas vdekjes së gjyshit të tyre, fronin e Alba Luogës e mori i vëllai i gjyshit që quhej Amuli. Ai u bë zotërues i thesarit duke përfshirë edhe arin që kishte sjellë Enea nga Troja dhe nga Illyria. (Më von emëri i Illyrisë është hequr).

Një parantezë, grekët na kanë mësuar ta shkruajmë gabim emrin e Ilirisë që duhet shkruar Ylliria.

Vazhdojmë me historinë. Amuli, kështu u bë mbartës i thesarit, por ai pati shumë frike nga i vëllai se mos i mërrte pushtetin dhe pas vdekjes së vëllait, ai trembej nga mbesa, Rea, për të cilën ai mendonte se pasi ajo të bëhej nënë dhe ti rriteshin fëmijët do ta përmbyste atë si mbret, kështu, ai e detyroi Rean të bëhet një virgjëreshë-murgeshë, një priftëreshë pa fëmijë. Por Marsi, zot i luftës, ishte në favor të saj. Ajo ngeli shtatzënë dhe lindi dy djem të bukur. Për Rean dhe djemtë e saj janë krijuar shume legjenda nga më të çuditëshmet por me që qëllimi jonë nuk është të tregojmë legjendat po themi vetëm një, atë më të përhapurën.

Mbreti kur mori vesh se e mbesa lindi, i dha urdhër një shërbëtori që ta vrasë Rean dhe fëmijët e saj ti hedhi në lumin Tiber. Shërbëtorit ju dhimbsën këta dy fëmijë ëngjëj dhe kështu ai mori dy shporta ku i vendosi dy fëmijët dhe i lëshoi në rrjedhën e ujit. Me ketë veprim ai kryente edhe urdhërin e mbretit por njëkohësisht nuk bëhej vrasës direkt. Ai mendoi se, nëse Zoti don ti shpëtojë le ti shpëtojë ato dy krijesa të pafajshme. Këta dy fëmijë ishin Romeli dhe Remi. Le të tregojmë se çfar ndodhi me këta dy djem që do të bëheshin themeluesit e Romës.

Ata janë ruajtur të sigurt nga një Hyjni Tiber-iane, i cili bëri të mundur që shportat të kapen në rrënjët e një fiku në breg të lumit. Ky lloj fiku edhe sot për nder të Rumelit do të quhet në gjuhën shkencore Ficus Ruminalis. Shpëtimi i tyre ka një rëndësi të lartë simbolike. Hyu pastaj i solli binjakët deri në një kodër. Atje, ata do të ishin nën kujdesjen e një ulkonje, quajtur lupa në latinisht. Lupa, në fakt, në historinë e lashtë romake, ka qënë një emër për Priftëreshat e Perëndisë, njëlloj, me të njëjtin emër si për femrën e ujkut, dhe këtu, mendimi im, duhet të jetë bërë një gabim, në vënd të thuhet që binjakët i rriti një Lupa (priftëreshë) thuhet se i rriti një Lupa (ulkonjë) duke e çuar historinë në një teori alternative nga njeriu ujk tek kafsha ulkonjë. Plus, nga studimet e shumta të lashtësisë së Romës, bërë nga historianë të sotëm të gjuhës sidomos nga grekët, na del se në atë kohë në Romë ka patur njerëz me emrin Uk (Ujk-ulk-ulq), Uka (Ulkonj-ulqina)të cilët emra u përkthyenë në latinisht dhe greqisht dhe thirreshin në të njëjtën kohë edhe ilirisht edhe latinisht por jo greqisht. (Në këtë histori, sigurisht që ka spekullime dhe nuk dua që të hyj në këtë linjë shpejguse.) Fëmijët, sipa legjendës që po tregojmë, u ushqyenë nën një fik me qumësht dhe me fiq nga Lupa (ulkonja) dhe nga Piku (një qukapik)! Të dyja kafshët janë të shenjës së Marsit, simbole të fiseve ilire.

Pastaj erdhi koha kur Romuli dhe Remi u zbuluanë nga Fastuli, një bari, i cili i mori fëmijët në shtëpinë e tij. Fastuli dhe gruaja e tij, Aka Lara, i rritën ata si djemtë e tyre. Mirpo, italianët e sotëm, po të ndjekin rrugën e interpetimit gjuhësor sipas shpejgimit latinisht, ata dalin në rruge të gabuar të emrave që shpejgohen vetëm me shqipen. Psh, fjala lupa-nar në italisht ka kuptimin edhe të bordellos. Prandaj, historianët italianë dendur thonë se Aka qe një grua e përdalë e cila kishte 12 dobiçë dhe shpesh thirrej si uloknjë (ne i themi buçe në shqip). Këtu degjenerohet krejt gojdhëna dhe bëhet krejt e pabesushme. I vetmi interpetim i saktë, mendoj, bëhet duke përdorur gjuhën tonë, pasi vëtëm në shqip gjen emra njerzish dhe kafshësh që përdoren nga të dy palët si Uk-Ulk apo Uke-Ulqe-Ulkina e mandej Ulqina apo Ulkonja, siç edhe e thamë pak më sipër.

Dy vëllezërit, kur u rritën, kthehen në brigjet e Lumit Tever ku ishin rritur dhe atje krijojnë një qytet të ri. Po cili prej tyre do ti vinte emrin qytetit? Vendosën të shikonin zogjtë në fluturim. Kush do të shikonte numrin më të madh do të kishte të drejtën të vendoste emrin. Fati i takoi Romelos i cili vendosi në Kodrën Palatino (pallat-in = pallati ynë) shënjën e krijimit të qytetit i cili u quajt Roma. Ishte data 21 prill,753 para se të lindëte Krishti.

Pas vdekjes se Romelit, një romak i asaj kohe pati deklaruar se unë e pashë Romelin që zbriti nga qielli dhe më tha, « Do të tregoj se romakët i përkasin Qiellit dhe se Roma do të jetë Kryqyteti i Botës. Mësoni të jeni ushtarë të fortë. Po ashtu mësojni fëmijët tuaj që ta dinë se nuk mund të qëndrojë askush në tokë përballë forcës dhe armëve romake. Tregojua të gjithëve !», tha këto fjalë dhe Romeli u ngrit përsëri në qiell.

Historigrafia Italiane është e mbushur me grekë për periudhen e krijimit të Romës dhe pas saj. Ajo nuk flet për krijimin e Romës nga armiqtë e "grekëve", trojanët. Për Enean në asnjë rast nuk thuhet që krijoi Romën por vetëm Laviniumi. Për Trojanët dhe Ilirët në asnjë rast nuk thuhet që ishin më përparësorë në kulturën qe i dhanë latinëve, ose banorëve vëndas, sidomos atë luftarake. Romën thuhet që e krijoj Romel-i nga Albalonga. Por kjo nuk është e vërteta. Romel ësht shpikje dhe trillim gjuhesoro-letrar. Çdo gjë është fallsifikuar.Kur flasim për Trojën e vërtetë mundësia më e madhe është "Ulqini" i cili është lidhur me emrin "ujk" ose "ulk". Ulqini quhej në lashtesi "Ulkanis" (Ulk-Qani = Qeni Ujk). Prandaj vijnë legjenda me ulkonja dhe lumorë në shkruesit e rinj dhe të vjetër. Emri Ulqinit ju ndërua pas rënies dhe shkaterimit të tij. Emri i mëparshëm i tij ka qene Troja. Odiseja duke ardhur nga Troja (ajo e Turiqse) nuk kishte mundësi të kalonte nga Himara ku ishte shpella e Qikllopit dhe më pas në Çamëri (Kali-ka-dhi-ja). E habitshem është se si merrej vesh Enea me latinët. Mos vallë flisnin një gjuhë në atë kohë? Cila qe gjuha ? Me fallsifikimin e Homerit ata (grekët) krijuan "armikun" dhe fituesin. Mirë fituesin e dimë sot , është "greku", po armiku kush është, ku shkoi pas humbjes? Më e lajthitura ëshë kur duan të bashkojnë armikun (grekun) dhe "fituesin" në të njëjtin emër, "grekun". Në ç'fare idiotizmi ka çuar gënjeshtra historike e përpunuar ! Çfar përrallash na kanë detyruar të mësojmë ! O Zot !

Historia Botërore është e kyçur dhe çelsi i saj gjendet në degën e një rrapi madhështor, poshtë së cilit bën roje një kuçedër me shtatë koka dhe një qiklop me një sy. Duhet një Jason i ri për ta marrë këtë çelës dhe hapë dyertë e saj.

Advertisement