KlubiBota Wiki
Advertisement

thumb|leftKëndez-Gjel-Kokoshi-Kaposh

Nga Agim Bacelli

Gjeli, ora më e vjetër që i ka bërë zgjimin njeriut prej disa miliona vetësh

Të thuash se këndezi, ose siç thuhet ndryshe, gjeli, kaposhi apo kokoshi, është një enciklopedi më vete, sigurisht që dikush do të qeshi dhe dikush tjetër mund të thotë, "epo s’lanë as gjelin pa e hyjnizuar dhe pa i thurur gojdhëna këta shqiptarët e sotëm!" S'është aspak e vërtetë se gjelitt po i thuren lavde të kota.

Gjeli është një shpend shumë simpatik, trim, krenar, qejfli, e plotë epitete të tjera që i përshtaten për bukuri. Ecja e tij i ngjan një njeriu që mbahet me të madh e shet tangërllëk. Lufta që ben me gjela të tjerë është luftë për ta patur zili pasi ai nuk di të tërhiqet e të tregohet frikacak. Pas shqiponjës është shpendi më i pëlqyer i njeriut i cili dëndur e përdor në simbolet e tij të trimërisë dhe guximit.

Në mithollogjinë shqiptare gjeli është një simbol drite për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Kjo këngë në kohën e Perigjelit është më e bukur dhe më e zgjatur se në kohën e Afeligjelit. (Distanca më e afërt dhe më e largët e tokës me diellin.) Në Shqipëri gjelit i është kënduar vazhdimisht. Bile, në disa zona, gjeli është adhuruar si personifikim i energjisë diellore dhe në disa zona të tjera mbahet si simbol i paqes. Se si mbahet Simbol i Paqes po ju tregoj një gojdhënë.

Tregojnë se një herë e një kohë, dy fshtra fqinj, që kishin një madhësi afërsisht të barabartë, ziheshin për një rip toke që ishte në mes tyre. Puna kishte vajtur deri aty sa ata të luftonin me armë me njëri tjetrin. Ajo copë tokë, pa shumë rëndësi, kishte ngrënë disa koka nga këto dy fshatra, doshta vrasja do të vazhdonte gjatë derisa një ditë të shuheshin krejt nëse një një plak i mëncur, në një fshat pak më larg dy fshtarave që vriteshin, ju dha një mendim shumë origjinal për ta zgjidhur atë problemin. Ay takoi dy më të moçmit e dy fshtarave dhe u tha që ti tregonin dy shtëpitë që ishin në qendër të çdo fshtati. Pasi përcaktoi ato dy shtëpi, plaku i zgjuar ju kërkoi të zotërve të këtyre dy shtëpive që në mëngjez, sapo ata të dëgjonin këngën e gjelit, të niseshin drejt fshatit fqinj. Atje ku ata do takoheshin, do të ishte dhe kufiri ndarës dhe kështu u bë. Fshatrat armike u pajtuan përfundimisht dhe rrojtën në paqe deri më sot.

Gjeli nderohet kudo

Në Amerikë, me rastin e ditës së Falenderimeve, presidenti fal një gjel që të jetoi. Ky episod qëndron në origjinë të ceremonisë së përvitshme të "faljes së gjelit". Presidenti i jep lejën gjelit që të jetojë i lumtur edhe një vit në ndonjë fermë shpendësh.

Gjelit i janë thurur vargje e i janë kënduar edhe këngë. Një nga këto poezi është dhe rubaira e famshme e Omar Khajamit, shqipëruar nga Noli, ku thuhet:

A e di përse këndezi po këndon Me natë nga gjumi po të zgjon? Që shkoi një dite të lajmëron, Dhe ti, çkujdesur fle dhe ëndërron.

Kurajua dhe shpirti luftarak i gjelit

Në Lezhë kam patur një “këndez-qen”. Mos u çuditëni që them këndez-qen. Shtëpia ime ishte përbri Shtëpisë së Ushtarakëve, përballë Vënd Varrimit të Skënderbeut dhe gjithë ajo copë lagje e kujton akoma këndezin tim. Aty është një copë e lagjez “Skënderbe” që shtrihet sipër rrugës që shkon tek ura e vjetër e Lezhës dhe poshtë rrugës që të shpie tek Gryka e Zezë dhe më tutje për në Raboshtë e Kallmet. Aty gjendeshin tre-katër shtëpi private dhe tre pallate. Unë kisha një kopsht të vogël përmbi murin e rrugës së urës së vjetër. Në një cep të kopshtit kisha bërë një qymez me nja 20 pula. Kisha vetëm një këndez që nuk lejonja të therej. Ishte një këndez i madh, i bardhë, që ecte shumë krenar dhe që i ruante pulat me shume fanatizëm dhe besnikëri se mos vidheshin, goditeshin apo “përdhunoheshin” nga këndezat e lagjes. Askush nuk guxonte të kalonte afër kopshtit tim pasi këndez-qeni im i turrej dhe e kafshonte! Më thoshin ta lidhja por s’pranova t’ja kufizoj lirinë të cilën e meritonte. Kishte bërë vaki që Nakon, komshiun tim, e kishte sulmuar keq e gjakosur sa ai mu betua se do ta vriste. Me shaka i thashë Nakos se po të më vriste burrin e një zetë pulave, do ta bëja atë burrin e tyre dhe kështu e zbuta zëmërimin e tij. Ndërsa Berti, vëllai i poetit Rudolf Marku, do ta shpallte gjelin tim si Mbretin e Gjelave të Lezhës. Ky gjel, përveç meje, nuk lejonte as nënën, as gruan dhe as djemtë e mij të hynin në kopsht. Edhe kur u plak nuk e humbi atë krenari dhe kurajo që pati në rini. Sulmonte burra dhe gra që ishin nga 100 kg kur vetë nuk peshonte më as 2 kg!

Mithollogjia botërore

Në traditën Greke, njëlloj si në traditën shqiptare, gjeli i është dedikuar Perëndise Diellore, me një ndryshim, nga grekët këndezi është edhe personifikim hënor.

Në disa vende Europiane, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme për horgji.

Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të veçantë si simbol i fatalitetit. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit.

Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli i bardhë është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës.

Vdekja e gjelit tim

Sipas traditës së lashtë shqiptare, gjeli, ashtu si qengji, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore dhe dasmore. Prandaj më këshilluan ta therja mbi varrin gjatë zhvarrimit të eshtrave të babait tim se shpirtin e gjelit e komandoka Aiqëlepërsëriu i cili është perëndia që me fuqitë e tij shëruese, sjell të vdekurit mbrapa në jetën e tokës! Kategoria:Skica Letrare Kategoria:POEZI Kategoria:TREGIME Kategoria:PORTRETE Kategoria:ESSE Kategoria:PUBLIKIME

Advertisement